Ekipi Persepolis, mund ekipin al-Ahli në Arabinë Saudite
Shtator 13, 2017 04:43 Europe/Tirane
Ekipi iranian i futbollit Persepolis në ndeshjen e fundit për ligën e kampionëve të Azisë, ka mundur ekipin al-Ahli të Arabisë Saudite.
Në ndeshjen e kthimit për çerekfinalen e ligës së kamionëve të Azisë, ndeshje që u mbajt në stadiumin Ben Zajd të Abu Dhabit, ekipi iranian Persepolis arriti të fitojë me rezultatin 3-1. Ndeshja e mëparshme u mbajt në qytetin Maskat të Omanit dhe përfundoi me rezultatin 2 me 2. Në gjysmë finale ekipi iranian Persepolis do të ndeshet me ekipin tjetër të Arabisë Saudite al-Halal. Më 26 shtator do të zhvillohet ndeshja në Abudhabi dhe më pas më 17 tetor në Maskat.
Tags