Në renditjen e FIFA-s, Irani mbetet i pari në Azi
Shtator 14, 2017 16:34 Europe/Tirane
Në renditjen e re të prezantuar sot nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), ekipi kombëtar iranian i futbollit renditet i pari nga vendet e Azisë dhe i 24-ti në botë.
Sipas agjencisë studentore të lajmeve ISNA, skuadra e futbollit iranian renditet e 24-ta në botë dhe e para në Azi me 893 pikë, sipas përllogaritjeve të kryera nga FIFA nga 10 gushti deri më 14 shtator 2017. Gjermania renditet e para në botë e ndjekur nga Brazili dhe Portugalia. Midis ekipeve aziatike, pas Iranit, renditen Japonia, Australia, Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite.
Tags