Dërgimi i ndihmave të para humanitare iraniane për myslimanët në Mianmar
(last modified Fri, 15 Sep 2017 06:23:30 GMT )
Shtator 15, 2017 08:23 Europe/Tirane
  • Dërgimi i ndihmave të para humanitare iraniane për myslimanët në Mianmar

Paketa e parë e ndihmave humanitare nga Gjysmëhëna e Kuqe të Republikës Islamike u dërgua në Bangladesh për të ndihmuar muslimanët Rohingia.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, 40 ton ndihma humanitare të Gjysmëhënës e Kuqe, të cilat u dërguan në Bangladesh të premten në mëngjes, përfshin gjësende shëndetësore dhe ushqimore. Morteza Salimi, kryetar i ekipit të shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, u tha gazetarëve se qeveria e Mianmarit nuk bashkëpunoi në dhënien e ndihmave humanitare për shpërndarje në mesin e muslimanëve Rohingia, duke shtuar: "Këto ndihma synojnë të zbusin sado pak gjendjen e mjerueshme të refugjatëve Rohingia në Bangladesh”.  Ai tha gjithashtu se Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit është gati të dërgojë ekipe emergjente dhe të përkohshme në Bangladesh.

 

Tags