"Izraeli pas krimit kundër Myslimanëve Rohingia në Mianmar"
(last modified Fri, 15 Sep 2017 13:37:03 GMT )
Shtator 15, 2017 15:37 Europe/Tirane

Imami i namazit të xhumasë në Teheran ka bërë thirrje për veprim ndërkombëtar në lidhje me krizën e madhe humanitare që po zhvillohet në Mianmar, duke thënë se regjimi sionist qëndron prapa dhunës kundër myslimanëve Rohingia të persekutuar në shtetin Rakhine.

"Rreth 400,000 njerëz janë vrarë, prerë, djegur dhe zhvendosur, që është një krizë e madhe humanitare. Pa dyshim, regjimi sionist qëndron prapa të gjitha këtyre krimeve", tha Ajetollah Ahmed Khatemi në namazin e xhumasë në Teheran. Ai shprehu besim se ata që po vrasin myslimanët në Gaza po vrasin edhe myslimanët në Mianmar. "Historia e Mianmarit nuk është mosmarrëveshje fetare apo etnike, por është historia e një qeverie dhe ushtrie që po kryejnë pastrim etnik", tha Imami i namazit të xhumasë në Teheran. Ai bëri thirrje për më shumë presion politik dhe ekonomik ndaj qeverisë së Mianmarit për të ndaluar goditjen brutale të myslimanëve Rohingia. Khatemi ka dënuar heshtjen dhe mosveprimin e organeve ndërkombëtare që mbajnë emrin e Islamit, por nuk kanë aspak ngjashmëri me Islamin. Lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Sejed Ali Khamenei të martën i bëri thirrje qeverive islamike të ushtrojnë presion politik dhe ekonomik ndaj qeverisë "mizore" të Mianmarit për t'a ndalur goditjen vdekjeprurëse ndaj minoritetit Rohingia në vendin e Azisë Juglindore. Imami i namazit të xhumasë në Teheran duke folur në lidhje me kërkesën e SHBA për inspektimin e qendrave ushtarake të RII, ka thënë: Qendrat ushtarake janë sekretet e popullit iranian dhe Protokolli shtesë dhe marrëveshja bërthamore nuk lejojnë inspektimin e sekreteve të Iranit.

 

 

Tags