Xhaberi Ansari: Lufta kundër terrorizmit në Siri nuk ka përfunduar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i59175-xhaberi_ansari_lufta_kundër_terrorizmit_në_siri_nuk_ka_përfunduar
Zëvendësministri i jashtëm i Iranit tha se lufta kundër terrorizmit dhe grupeve terroriste në Siri vazhdon edhe më tej.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 15, 2017 15:11 Europe/Tirane
  • Xhaberi Ansari: Lufta kundër terrorizmit në Siri nuk ka përfunduar

Zëvendësministri i jashtëm i Iranit tha se lufta kundër terrorizmit dhe grupeve terroriste në Siri vazhdon edhe më tej.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Husein Xhaberi Ansari, zv/ministër i jashtëm i RII dhe udhëheqës i delegacionit negociator të RII, në një konferencë shtypi në Astana të Kazakistanit të premten tha: Ne bëjmë dallimin mes grupeve terroriste ISIS dhe Fronti Al Nusra dhe grupet e lidhura me këto grupe, me grupet e armatosura të cilët në takimin e Astanas janë duke marrë pjesë dhe në kuadër të negociatave të Astanas dhe takimit të Gjenevës janë pjesë e zgjidhjes politike të krizës në Siri. Xhaberi Ansari deklaroi: Grupet e armatosura që pajtohen me dokumentet e nënshkruara në Astana mund të kontribuojnë në procesin e zgjidhjes së krizës siriane nëpërmjet bisedimeve të Astanas dhe proceseve tjera politike. Ai vuri në dukje rolin e Iranit, Rusisë dhe Turqisë si vende që garantojnë bisedimet e paqes në Astana dhe tha se të tre vendet ranë dakord mbi kushtet e procesit politik të Astana me pjesëmarrjen e disa prej palëve që nga fillimi i bisedimeve të paqes siriane. Zëvendësministri i jashtëm i Iranit shtoi: Irani ka propozuar praninë e disa prej vendeve fqinje të Sirisë për të marrë pjesë në procesin politik të Astanas. Ndërkohë, delegacionet e nivelit të lartë të Iranit, Rusisë dhe Turqisë, si garantues të paqes në Siri, në një deklaratë në fund të bisedimeve të Astanas, deklaruan: "Krijimi i zonave të reduktimit të tensionit në Siri ka qenë i përkohshëm dhe zbatimi i tyre ka fillua dhe do të zgjasë gjashtë muaj dhe do të rinovohet në rast të një konsensusi midis Iranit, Rusisë dhe Turqisë.