Gjeneral Haxhizade: Sepahu është infiltruar në qendrat komanduese të ushtrisë amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i59211-gjeneral_haxhizade_sepahu_është_infiltruar_në_qendrat_komanduese_të_ushtrisë_amerikane
Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit ka thënë: Sepahu është infiltruar në qendrat e komandës ushtarake amerikane gjatë viteve të fundit.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 16, 2017 05:45 Europe/Tirane
  • Gjeneral Haxhizade: Sepahu është infiltruar në qendrat komanduese të ushtrisë amerikane

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit ka thënë: Sepahu është infiltruar në qendrat e komandës ushtarake amerikane gjatë viteve të fundit.  

Gjeneral Ali Haxhizade, komandant i forcave ajrore dhe hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit, të premten në një intervistë me gazetarin e IRIB, ka theksuar: Amerika kishte plane të rëndësishme për rajonin e LM, por Sepahu i bëri të dështojnë të gjitha këto plane. Gjeneral Haxhizae, duke deklaruar se Garda Revolucionare e Iranit posedon dokumente për aktivitetet ushtarake të SHBA në rajon, ka shtuar: Sepahu posedon dokumente që vërtetojnë mbështetjen e Amerikës për grupin terrorist ISIS në Irak dhe Siri, ku nëse do të publikohen këto dokumente, Amerika do të përballet me nëj fatkeqësi të madhe. Gjeneral Haxhizade tha se Garda Revolucionare e Iranit është fuqia kryesore në rajonin e LM dhe ka shtuar se nuk mund të ekzistojë një paralele në botë dhe shumica e ushtrive të vendeve të botës të cilat kanë ardhur në rajon të luftojnë takfirizimin, nuk kanë patur sukses sikur Garda Revolucionare e Iranit. Gjeneral Haxhizadeh argumentoi se Irani ka arritur një nivel global në fushën e mbrojtjes dhe në raketat dhe sistemet e radarëve. Komandanti i forcave ajrore dhe hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit, duke folur gjithashtu mbi pretendimin e SHBA-së që posedon "nënën e bombave", tha: "Irani ka" babain e bombave "dhe industria e mbrojtjes së Iranit ka prodhuar bombën me një peshë prej rreth 10 ton.