Delegacioni iranian viziton kampet e myslimanëve Rohingia
(last modified Sat, 16 Sep 2017 17:21:00 GMT )
Shtator 16, 2017 19:21 Europe/Tirane
  • Delegacioni iranian viziton kampet e myslimanëve Rohingia

Pas krimeve të kryera nga ushtria dhe budistët ekstremistë kundër myslimanëve Rohingia të Mianmarit dhe ikjes së tyre në Bangladesh, një delegacion i Republikës Islamike të Iranit zhvilloi një vizitë në kampet e refugjatëve myslimanë në zonat kufitare mes Bangladeshit dhe Mianmarit.

Sipas një njoftimi të agjencisë së lajmeve IRIB, zv/ministri i Jashtëm i Iranit, z. Ibrahim Rahimpur, i shoqëruar nga disa funksionarë të Ministrisë së Jashtme të Iranit vizitoi të shtunën kampet e refugjatëve Rohingia në zonat kufitare të Bangladeshit dhe Mianmarit dhe u takua me një grup banorësh të këtyre kampeve. Njëkohësisht me praninë e delegacionit iranian në kampet e myslimanëve Rohingia, filloi edhe shpërndarja e ndihmave humanitare të Republikës Islamike të Iranit midis njerëzve të zhvendosur në këto kampe. Që prej 25 gushtit të këtij viti, mijëra njerëz janë vrarë dhe plagosur dhe më shumë se 400,000 janë shpërngulur, si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit kundër myslimanëve Rohingia në provincën Rakhine, në perëndim të vendit.

 

Tags