Ekipi iranian i volejbollit zë vendin e tretë në kampionatin botëror
Shtator 17, 2017 09:44 Europe/Tirane
Ekipi kombëtar i Iranit në volejboll me fitoren e shënuar në ndeshjen kundër Francës, fitoi vendin e tretë në kampionatin botëror të volejbollit që u zhvillua në Japoni.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se ekipi kombëtar i Iranit në volejboll sot (të dielën) në ndeshjen e fundit të tij në kampionatin botëror në Japoni, mundi ekipin kombëtar të Francës me rezultat 3-2 dhe fitoi medaljen e bronzit të këtij kampionati. Ekipi kombëtar i Iranit në volejboll për herë të parë në kampionatin botëror me katër fitore dhe një humbje përball Brazilit, zuri vendin e tretë.
Tags