Ministri i Jashtëm i Iranit takon homologun zviceran në Nju Jork
Shtator 18, 2017 13:57 Europe/Tirane
Ministri i Jashtëm iranian z. Muhamed Xhavad Zarif bisedoi të hënën në Nju Jork me homologun e tij zviceran z. Didier Burkhalter mbi lidhjet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.
Të dy palët diskutuan çështje lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe tema të tjera me interes të përbashkët. Zarif do të takohet sot me ministrin e Jashtëm britanik, Boris Xhonson, për të diskutuar çështjet me interes reciprok si dhe zhvillimet më të fundit rajonale e ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm iranian shoqëron Presidentin Hasan Ruhani gjatë vizitës së tij në SHBA për të marrë pjesë në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Tags