Ajetollah Larixhani: Dhuna kundër myslimanëve në Mianmar, shembull i qartë i gjenocidit
(last modified Mon, 18 Sep 2017 17:34:50 GMT )
Shtator 18, 2017 19:34 Europe/Tirane
  • Ajetollah Larixhani: Dhuna kundër myslimanëve në Mianmar, shembull i qartë i gjenocidit

Kreu i sistemit gjyqësor të Iranit deklaroi se "dhuna ndaj myslimanëve në Mianmar është një shembull i qartë i gjenocidit dhe i krimeve kundër njerëzimit".

Ajetollah Sadik Amoli Larixhani, kreu i gjyqësorit iranian, dënoi të hënën dhunën kundër myslimanëve në Mianmar, duke shtuar se këto krime barbare po organizohen nga individë që kanë marrë Çmimin Nobel për Paqe, ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka heshtur përballë këtyre krimeve. Më tej, Amoli Larixhani argumentoi: "Organizatat ndërkombëtare, për pengmarrjen e disa njerëzve po imponojnë sanksionet më të ashpra kundër një vendi, por për një dhunë dhe gjenocid të tillë ato mjaftohen me  një  vajtim të thjeshtë ". Nga ana tjetër, po vazhdon djegia e shtëpive të myslimanëve  Rohingia të Mianmarit. Në mediat sociale janë publikuar pamjet e shtëpive që digjen në fshatin Nondakhali me 380 shtëpi në qytetin Maungdaw, i cili ndodhet nën objektivin e sulmeve të ushtrisë dhe ekstremistëve budistë. Në sulmet e ushtrisë dhe ekstremistëve budistë janë djegur rreth 200 fshatra të myslimanëve. Dhjetëra mijëra myslimanë të Mianmarit përpiqen ende të largohen nga rajoni për shkak të mungesës së sigurisë për jetën. Civilët largohen nga Mianmari duke kaluar në Bangladesh. Që nga 25 gushti e deri tani, në Bangladesh kanë mbërritur mbi 400 mijë myslimanë të Mianmarit.

 

Tags