Velajati: Irani nuk pranon kurrë rinegocimin e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i59515-velajati_irani_nuk_pranon_kurrë_rinegocimin_e_marrëveshjes_bërthamore
Këshilltari i Lartë i Lartë për Çështjet Ndërkombëtare i Liderit Suprem të Iranit, tha të martën se Republika Islamike e Iranit në asnjë rrethanë nuk do të pranojë të rinegociojë zbatimin e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 19, 2017 15:23 Europe/Tirane
  • Velajati: Irani nuk pranon kurrë rinegocimin e marrëveshjes bërthamore

Këshilltari i Lartë i Lartë për Çështjet Ndërkombëtare i Liderit Suprem të Iranit, tha të martën se Republika Islamike e Iranit në asnjë rrethanë nuk do të pranojë të rinegociojë zbatimin e marrëveshjes bërthamore.

Duke folur për gazetarët në Teheran, Ali Akbar Velajati tha se bisedimet bërthamore ishin shumë të zgjatura dhe asnjë ofertë për rishikimin apo ndryshimin e saj nga asnjë palë nuk është e pranueshme. Në lidhje me zhvillimet rajonale, ai tha se qëndrimet e Iranit në përputhje me rrethanat janë tepër të qarta, të cilat përfshijnë mbështetjen për integritetin territorial të të gjitha vendeve në rajon, përfshirë Irakun. Referendumi në Kurdistan, si pjesë e një vendi të pavarur si Iraku, do të çojë në shpërbërjen e vendit dhe qeveria irakiane, së bashku me Republikën Islamike të Iranit dhe komunitetin ndërkombëtar, janë kundër një lëvizjeje të tillë, tha Velajati. “Nëse do të iniciohet separatizmi, ai do të ndikojë në vendet e tjera dhe do të krijojë një terren të përshtatshëm për infiltrimin e sionistëve dhe amerikanëve, të cilët dëshirojnë dobësimin e vendeve të rajonit, nëpërmjet ndezjes së flakëve të mosmarrëveshjeve etnike, shpërbërjes dhe trazirave”, tha ai. Këshilltari i Lartë i Lartë për Çështjet Ndërkombëtare i Liderit Suprem të Iranit, theksoi: “SHBA-të, sionistët dhe një numër i vendeve arabe që luajtën rol të drejtpërdrejtë në trazirat e Sirisë, nuk arritën t’a shpërbëjnë vendin, dhe tani ata përpiqen të organizojnë një dhunë etnike nën maskën e pavarësisë për të shpërbërë këto vende , por edhe këto komplote do të dështojnë, pasi Republika Islamike e Iranit do të jetë kundër tyre”.