Vazhdojnë takimet e Zarif në kuadër të sesionit të AP të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i59665-vazhdojnë_takimet_e_zarif_në_kuadër_të_sesionit_të_ap_të_okb
Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të sesionit të AP të OKB, ka zhvilluar takime me disa funksionarë të tjerë politik të botës.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 22, 2017 04:23 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë takimet e Zarif në kuadër të sesionit të AP të OKB

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të sesionit të AP të OKB, ka zhvilluar takime me disa funksionarë të tjerë politik të botës.

Muhamed Xhavad Zarif, dje u takua me Filipo Grandi komisar i lartë për çështjet humanitare dhe të emigrantëve në OKB me të cilin diskutoi mbi krizën e emigrantëve dhe kushtet e rajonit. Po dje shefi diplomacisë iraniane u takua me Karl Viktor Erjavec zv/kryeministër dhe ministër i jashtëm i Sllovenisë me të cilin diskutoi për mënyrat e zgjerimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve në të gjitha fushat. Kreu i aparatit diplomatik të Iranit në ditën e tretë të takimeve të tij, zhvilloi një takim me Anders Samuelson ministër i jashtëm i Danimarkës. Zgjerimi i bashkëpunimeve ekonomike, përmirësimi i gjendjes së myslimanëve në Mianmar dhe Siri, çështjet e rajonit, referendumi i rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe marrëveshja bërthamore, ishin tema për të cilat Muhamed Xhavad Zarif ka biseduar në takimet e tij me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrës në sesionin e AP të OKB. Më herë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, pati takime me Bert Koenders ministër i jashtëm i Hollandës, Netumbo Nandi Ndaituah kryeministër i Nambias, Sigmar Gabriel ministër i jashtëm i Gjermanisë dhe me Jean-Yves Le Drian ministër i jashtëm i Francës.