Larixhani: Zyrtarët amerikanë me probleme mendore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i59837-larixhani_zyrtarët_amerikanë_me_probleme_mendore
Kryetari i parlamentit të Iranit, z. Ali Larixhani ka kritikuar fjalimin e fundit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kundër Republikës Islamike në Kombet e Bashkuara.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 24, 2017 11:25 Europe/Tirane
  • Larixhani: Zyrtarët amerikanë me probleme mendore

Kryetari i parlamentit të Iranit, z. Ali Larixhani ka kritikuar fjalimin e fundit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kundër Republikës Islamike në Kombet e Bashkuara.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën, Trump akuzoi Iranin për "mbështetjen e terroristëve". Ai tha, "Mbështetja e regjimit iranian për terrorin është në kundërshtim me angazhimet e kohëve të fundit të shumë prej fqinjëve të tij për të luftuar terrorizmin dhe për të ndaluar financimin e tij". Duke folur të shtunën, Larixhani tha, "Kjo, sot, është biseda më qesharake". "A jeni i verbër dhe a nuk mund të shihni se vetëm Irani është duke qëndruar kundër ISIS në Irak dhe Siri? Si mundet Irani të mbështesë ISIS-in dhe terroristët nga njëra anë dhe të qëndrojë kundër tyre nga ana tjetër? A ka kuptim kjo?", tha Larixhani. Irani ka ofruar mbështetje ushtarake këshilluese për ushtrinë e Irakut dhe Sirisë në operacionet kundër terrorizmit me kërkesë të qeverive në Bagdad dhe Damask. Në të kundërtën, disa vende të rajonit njihen për ofrimin e mbështetjes financiare për grupet terroriste që veprojnë në rajon dhe për kultivimin e terroristëve në vende të tjera. Duke iu referuar zyrtarëve amerikanë dhe retorikës anti-iraniane, z. Larixhani tha: "Ata, vetë, e dinë se kjo është e pakuptimtë që të ndryshojë opinionin publik botëror". Megjithatë, këto veprime publicistike do të dështojnë, tha kryetari i parlamentit iranian. Ai në lidhje me shkeljen e marrëveshjes bërthamore nga ana e SHBA, ka thënë: Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje ndërkombëtare dhe KS i OKB e ka miratuar atë dhe vendet e botës janë të obliguar ta respektojnë këtë marrëveshje.