Kharazi: Irani nuk do të tërhiqet nga çështja e sigurisë dhe mbrojtjes
Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhëniet me Jashtë të Iranit tha se Perëndimi, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, nuk do të mund të ndalin programin e mbrojtjes rektore të Iranit.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Kemal Kharazi, të hënën, gjatë një takimi me Michel Duclou, kreu i Akademisë Franceze të Diplomacisë në Teheran, shtoi: "Irani nuk është i përgatitur të ndërmarrë ndonjë hap për çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe vazhdon të avancojë programin e mbrojtjes dhe të raketave. Kjo gjë bëhet sepse gjendemi në një zonë të rrezikshme dhe duhet të jemi në gjendje të mbrojmë veten. Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhëniet me Jashtë të Iranit, tha: Raketat e Iranit janë të dizajnuara vetëm për të mbrojtur territorin e Republikës Islamike të Iranit kundër armiqve. Kharazi shtoi: "Realiteti i rajonit dhe prania dhe fuqia e Iranit kërkojnë që vendet të duken më pozitive në lidhje me këto realitete, në mënyrë që të krijojnë një zonë pa terrorizëm, për të parë zhvillimin ekonomik të rajonit. "Të gjitha vendet në rajon dhe në botë janë kundër referendumit për ndarjen e Kurditsanit nga Iraku dhe kjo nuk është në interes të popujve të rajonit", tha kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie me Jashtë të Iranit. Referendumi mbi ndarjen e Kurdistanit të Irakut filloi të hënën në mëngjes.