Amano kërkon transparencë në një prej pikave të marrëveshjes bërthamore
Drejtori i përgjithshëm i ANEA ka kërkuar transparencë nga komisioni i përbashkët lidhur me një prej pikave të marrëveshjes bërthamore, për të cilën Irani nuk ka dhënë asnjë zotim.
Sipas një njoftimi të Associated Press, Jokia Amano drejtori i përgjithshëm i ANEA ka kërkuar transparencë për paragrafin T të marrëveshjes bërthamore për të cilën kjo agjenci ka mosmarrëveshje me Rusinë dhe disa vende perëndimore. Në këtë paragraf janë ndaluar aktivitetet për projektimin dhe zhvillimin e mjeteve shpërthyese bërthamore. Sipas marrëveshjes bërthamore këto aktivitete janë të ndaluara. Rusia thotë se mos përmendja e ANEA në këtë paragraf tregon se ajo nuk është kompetente për kryerjen e inspektimeve dhe testimeve mirëpo vendet perëndimore janë kundër këtij komentimi. Amano në përgjigje të pyetjes nëse ANEA ka mjetet e nevojshme për të monitoruar zbatimin e paragrafit T të marrëveshjes bërthamore ka thënë: Mjetet tona janë të kufizuara. Në paragrafët e tjerë Irani është zotuar për të dhënë informacione lidhur me aktivitetet e tij, ose të lejojë ANEA që të kryejë inspektime. Mirëpo në paragrafin T nuk vihet re një gjë e tillë. Drejtori i përgjithshëm i ANEA duke theksuar zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit ka thënë: Kontrollet shtesë në kuadër të protokollit shtesë janë kryer nga inspektorët pa asnjë problem. Akseset shtesë për inspektorët janë dhënë nga ana e Iranit pa asnjë problem dhe në disa raste akseset kanë qenë shumë të larta.