Zarif bisedon me ish zv/drejtorin e përgjithshëm të ANEA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i60053-zarif_bisedon_me_ish_zv_drejtorin_e_përgjithshëm_të_anea
Ish zv/drejtori i përgjithshëm i ANEA ka zhvilluar një bisedë të gjatë me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 27, 2017 05:40 Europe/Tirane
  • Zarif bisedon me ish zv/drejtorin e përgjithshëm të ANEA

Ish zv/drejtori i përgjithshëm i ANEA ka zhvilluar një bisedë të gjatë me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit.

Oli Hainonen, ditën e hënë në kuadër të vizitës së ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif në Nju Jork, zhvilloi një bisedë të gjatë me të.  Duhet thënë se Hainonen është ai që ka drejtuar inspektorët e ANEA në monitorimin e qendrave ushtarake të Iranit nga ANEA dhe në artikullin e tij të fundit ka folur mbi domosdoshmërinë e inspektimit të këtyre qendrave. Për momentin ai punon në qendrën për mbrojtjen e demokracisë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Nju Jork për të marrë pjesë në sesionin e 72 të AP të OKB dhe në kuadër të kësaj vizite është takuar me shumë funksionarë të vendeve evropiane dhe aziatike. Në këto takime ai ka biseduar për çështje bilaterale, zhvillimet rajonale dhe marrëveshjen bërthamore. Përveç takimeve dypalëshe ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mori pjesë edhe në takimin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore që u zhvillua në rang ministrash të jashtëm të Iranit dhe grupit 5+1. Në këtë takim u diskutua mbi rastet e shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës. Vendet e tjera pjesëmarrëse theksuan zbatimin e angazhimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Gjithashtu Muhamed Xhavad Zarif mori pjesë në takimin trepalësh të ministrave të jashtëm të Iranit, Turqisë dhe Irakut, ku u diskutua tema e referendumit separatist të Kurdistanit të Irakut.