Ruhani: Kultura e Ashurasë është për të gjithë liridashësit e botës
(last modified Wed, 27 Sep 2017 09:30:44 GMT )
Shtator 27, 2017 11:30 Europe/Tirane
  • Ruhani: Kultura e Ashurasë është për të gjithë liridashësit e botës

Presidenti i RII ka thënë se kultura e Ashurasë i përket të gjithë liridashësve të botës.

Hasan Ruhani, president i RII, sot (e mërkurë) në takimin e qeverisë së RII në margjinat e Ashurasë husejniane, ka thënë: Sot shumë vende dhe popuj të cilët nuk janë as mysliman, në ditën e Ashurasë mbajnë flamurin e zisë dhe mbajnë zi për Ashuranë, sepse Imam Husejnin (as), imamin e tretë të myslimanëve shiitë të botës, e konsiderojnë model të lirisë. Ruhani shtoi: Ashura ishte manifestimi i së drejtës për fitore të cilën e realizoi Imam Husejni (as) përmes qëndrueshmërisë, rezistencës dhe guximit kundër fuqive shtypëse. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: Ashura është një ngjarje shumë e privilegjuar dhe e tërë jeta e Imam Husejnit (as) dhe kultura e Ashurasë i takon shpëtimit të komunitetit njerëzor. Imam Husejni (as) është imami i tretë i myslimanëve shiitë të botës, i cili u martirizua në muajin Muharrem të vitit 61 h.k në Qerbela.

 

Tags