Ceremoni madhështore në Teheran, në nder të dëshmorit Mohsen Hoxhaxhi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i60113-ceremoni_madhështore_në_teheran_në_nder_të_dëshmorit_mohsen_hoxhaxhi
Miliona iranianë kanë organizuar një ceremoni madhështore funerali në kryeqytetin Teheran, në nder të dëshmorit të njohur Mohsen Hoxhaxhi, të cilit iu pre koka nga  terroristët e ISIS në Siri muajin e kaluar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 27, 2017 17:54 Europe/Tirane
  • Ceremoni madhështore në Teheran, në nder të dëshmorit Mohsen Hoxhaxhi

Miliona iranianë kanë organizuar një ceremoni madhështore funerali në kryeqytetin Teheran, në nder të dëshmorit të njohur Mohsen Hoxhaxhi, të cilit iu pre koka nga  terroristët e ISIS në Siri muajin e kaluar.

Hoxhaxhi ishte anëtar i ekipit këshillëdhënës ushtarak iranian, i cili ndihmon ushtrinë e Sirisë në operacionet e saj kundër terrorizmit takfirist. Ai u mor peng nga terroristët e ISIS pranë kufirit irakian më 7 gusht dhe dy ditë më vonë u ekzekutua nga terroristët me prerje koke. Manifestimi filloi të mërkurën në mëngjes në Sheshin Imam Husein të Teheranit. Më parë gjatë ditës, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei shkoi në xhaminë  Imam Husein, në sheshin ku ishte sjellë trupi i dëshmorit Hoxhaxhi, duke bërë lutje për martirin para ceremonisë së varrimit. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se sinqeriteti, qëllimi i pastër dhe veprimi në kohën e duhur, si dhe nevoja e shoqërisë për flijime të tilla është bërë shkak që Zoti i Madhëruar e ka nderuar martir Hoxhaxhin pranë të gjithëve. Ajetollah Khamenei, para trupi të martir Mohsen Hoxhaxhi në Teheran deklaroi: "Të gjithë martirët janë të nderuar pranë Zotit të madhëruar, mirëpo në këtë djalosh të ri ka ekzistuar një karakteristikë që në bazë të saj Zoti i madhëruar ka lartësuar emrin e këtij martiri". Të enjten martiri Hoxhaxhi do të varroset në qytetin e tij të lindjes Naxhafabad në provincën Esfahan në Iranin qendror, pas një tjetër ceremonie funerali. Menjëherë pas martirizimit të Hoxhaxhit, gjenerali Kasem Sulejmani tha se forcat iraniane nuk do të pushonin derisa të zhdukin çdo terrorist të fundit nga faqja e botës islame. Gjenerali, i cili komandon Forcën Kuds të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik, u zotua më 21 shtator se rrënjët e terrorizmit takfirist do të shkuleshin në dy muaj.