Austria e interesuar për të investuar në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i60131-austria_e_interesuar_për_të_investuar_në_iran
Helmut Adelbour drejtori i sektorit të tregtisë së jashtme në Eurobank të Austrisë shprehu interesimin e kompanive austriake për të investuar në Iran.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 28, 2017 05:44 Europe/Tirane
  • Austria e interesuar për të investuar në Iran

Helmut Adelbour drejtori i sektorit të tregtisë së jashtme në Eurobank të Austrisë shprehu interesimin e kompanive austriake për të investuar në Iran.

Ai tha se Irani prej vitesh ka tejkaluar sanksionet ekonomike dhe shtoi se nënshkrimi i kontratave dhe marrëveshjeve mes bankave austriake dhe bankave të Iranit, do të zgjerojë bashkëpunimin ekonomik të Iranit me kompanitë evropiane. Adelbour tha se përcaktimi i kreditimit bankar të Iranit për Austrinë është i rëndësishëm për zgjerimin e bashkëpunimeve me Teheranin dhe shtoi se kjo do të çojë në zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare në të ardhmen. Ditën e enjte u përcaktuar kreditimi bankar në vlerë 1 miliard euro mes Eurobank dhe 14 bankave Iraniane.