Kërkohet zgjerimi i bashkëpunimeve Iran-Slloveni
Ambasadori i Iranit në Lubianë dhe zv/kryetari i parlamentit të Sllovenisë, theksuan domosdoshmërinë e zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimeve dypalëshe.
Murteza Derazi Ramendi, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Slloveni dje u takua me Matiazh Nemec zv/kryetar i parlamentit të Sllovenisë njëkohësisht kryetar i grupit të miqësisë mes Iranit dhe Sllovenisë. Palët në këtë takim diskutuan për nivelin e marrëdhënieve dypalëshe dhe kërkuan forcimin e tyre në fushën politike, ekonomike dhe parlamentare. Nga ana e tij zv/kryetari i parlamentit slloven, tha se për zgjerimin e marrëdhënieve ndërparlamentare duhet të kryhen më shumë vizita të grupeve parlamentare të të dy vendeve. Ambasadori iranian dhe zv/kryetari i parlamentit slloven diskutuan edhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.