Ngushëllim me rastin e ditës së Ashuras
Dhjetëra miliona besimtarë myslimanë nga Irani dhe e gjithë bota organizuan të shtunën ceremoni zije për të përkujtuar ditën e 9-të të muajit të Muharremit, e quajtur Tasu'a.
Kjo ditë, në prag të përvjetorit të martirizimit të Imam Huseinit (as), shënohet në nderim dhe përkujtim të martirizimit të vëllait të tij, Abas ibn Ali, i njohur si Abas Ali. Tasu’a njihet edhe si Dita e Besnikërisë dhe e Rezistencës, e cila i është dedikuar Abas Aliut, vëllait të Imam Huseinit, në nderim të sakrificave të tij në Betejën e Qerbelasë. Nesër, 1 Tetor 2017, që përkon me ditën e dhjetë të Muharremit, është përvjetori i martirizimit të Prijësit të dëshmorëve, Imam Huseinit (as), Imami i tretë i myslimanëve shi’itë. Imam Huseini u martirizua në ditën e dhjetë të muajit Muharrem, në vitin 61 hënor në Qerbela, në moshën 57 vjeçare. Duke folur në Qerbela, Imam Huseini (as) deklaroi: “ Qëllimi i kryengritjes time është demaskimi i pushtetit anti-islamik të Jezidit dhe ringjalla e fesë së gjyshit tim, Profetit Muhamed (savs)”. Me rastin e ditës së Ashuras, RTV i RII u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës e drejtësidashës të botës.