Kreu i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke viziton Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i60481-kreu_i_shtabit_të_përgjithshëm_të_ushtrisë_turke_viziton_iranin
Kreu i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke, ditën e dielë në krye të një delegacioni të lartë, arriti në Teheran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 02, 2017 04:07 Europe/Tirane
  • Kreu i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke viziton Iranin

Kreu i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke, ditën e dielë në krye të një delegacioni të lartë, arriti në Teheran.

Hulusi Akar, në aeroportin e Teheranit është pritur nga kolonel Ghadir Nezami, zv/komandanti i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit për çështjet ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit në Iran, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke do të takohet me funksionarët e Republikës Islamike të Iranit. Kjo është vizitë kthimi pasi më herët një delegacion i lartë ushtarak i Iranit i kryesuar nga Muhamed Bageri, kreu i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, ka vizituar Turqinë. Gjatë takimeve të Akar dhe funksionarëve të Republikës Islamike të Iranit do të diskutohet mbi zhvillimet në Ankara, gjendjen në rajon dhe sidomos gjendjen në Siri, përballjen me terrorizmin, gjendjen e myslimanëve Rohingya, mbi luftën kundër trafikut, si dhe mbi çështjen e Kurdistanit të Irakut. Së shpejti pritet që Teherani të vizitohet edhe nga Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë.