Ruhani: Irani dhe Turqia ithtarë të stabilitetit në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i60681-ruhani_irani_dhe_turqia_ithtarë_të_stabilitetit_në_rajon
Presidenti i RII z. Hasan Ruhani tha se Irani dhe Turqia kanë zhvilluar marrëdhënie politike, rajonale, kulturore dhe ekonomike në vitet e fundit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2017 13:21 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani dhe Turqia ithtarë të stabilitetit në rajon

Presidenti i RII z. Hasan Ruhani tha se Irani dhe Turqia kanë zhvilluar marrëdhënie politike, rajonale, kulturore dhe ekonomike në vitet e fundit.

Hasan Ruhani i bëri këto deklarata të mërkurën në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Presidenti iranian përsëriti se janë marrë vendime të rëndësishme nga të dy vendet në takimin e sotëm dhe gjithashtu në takimin e përbashkët për bashkëpunimin strategjik. Ai vuri në dukje promovimin e lidhjeve bankare midis Iranit dhe Turqisë dhe gjithashtu tregtinë me monedhën kombëtare si vendim i rëndësishëm i bërë nga të dyja palët. Irani dhe Turqia gjithashtu vendosën të lehtësojnë transportin dhe transitin në tre fusha kryesore për të zhvilluar marrëdhëniet, shtoi ai. Lidhur me marrëdhëniet e të dy vendeve në sektorin e investimeve, Irani është gati të ofrojë lehtësira për investitorët turq, veçanërisht në fushën e turizmit, petrokimisë, infrastrukturës dhe transportit, tha presidenti iranian z. Hasan Ruhani. Ruhani tha se Irani dhe Turqia përkrahin paqen dhe stabilitetin e rajonit. Nga ana e tij, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se referendum i mbajtur në rajonin e Kurdistanit të Irakut nuk ka legjitimitet dhe ka shtuar se Irani dhe Turqia janë kundër këtij referendum.