Ruhani: Interesat e marrëveshjes bërthamore janë të pakthyeshme
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi se interesat e marrëveshjes bërthamore janë të pakthyeshme dhe askush në botë as edhe presidenti i Amerikës nuk mund ta kthej prapa marrëveshjen bërthamore.
Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën në ceremoninë e organizuar me rastin e fillimit zyrtar të vitit akademik në universitete dhe në qendra hulumtuese dhe teknologjike në Universitetin e Teheranit, deklaroi: "Ai i cili shkel zotimin, shkel kredibilitetin dhe nderin e vet, mirëpo Irani ka zgjedhur rrugën e drejtë dhe po i qëndron besnik zotimit të vetë. Marrëveshja bërthamore konsiderohet fitore morale e Iranit në fushën e shfrytëzimit të teknologjisë paqësore atomike. Deri para marrëveshjes bërthamore, disa palë pretendonin se programi atomik i Iranit është i paligjshëm dhe Irani nuk ka të drejtë të bëjë pasurimin e uraniumit, mirëpo aktualisht kjo teknologji nga aspekti juridik dhe gjithashtu nga pikëpamja e OKB, është një teknologji e ligjshme". Z. Ruhani në vazhdim theksoi: "Nëse një vend dëshiron të bëjë agresion ndaj Iranit, Republika Islamike e Iranit përsëri do të fitojë përball tij".