Fillon punën Komiteti Ekzekutiv i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Teheran
(last modified Sat, 07 Oct 2017 11:27:05 GMT )
Tetor 07, 2017 13:27 Europe/Tirane
  • Fillon punën Komiteti Ekzekutiv i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Teheran

Sesioni 36 i Komitetit Ekzekutiv të unionit ndërparlamentar të vendeve anëtare të OBI filloi sot (e shtunë) punimet në selinë e këtij Unioni në Teheran.

Kazem Xhalali, anëtar i parlamentit islamik të Iranit, i cili mori pjesë në takimin e Komitetit Ekzekutiv të unionit ndërparlamentar të vendeve anëtare të OBI, tha: "Në këtë takim do të caktohet data e organizimit të takimit të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të OBI që sipas të gjitha gjasave do të mbahet në janar të vitit 2018 në Teheran. Po ashtu në takimin e Komitetit Ekzekutiv të unionit ndërparlamentar të vendeve anëtare të OBI do të diskutohet mbi çështje të rëndësishme të botës islame me theks të veçantë situata në Palestinë, Siri dhe Irak. Në këtë takim vendet anëtare të Komitetit në të cilin bëjnë pjesë Algjeria, Republika e Azerbajxhanit, Benini, Kameruni, Indonezia, Libani, Mozambiku, Pakistani, Turqia, Senegali, Mali dhe Iraku. Këtë komitet e udhëheq Isaka Sidibe, kryetar i parlamentit të Malit.

 

Tags