Zarif: Irani do të përgjigjet ndaj masave të SHBA kundër Gardës Revolucionare
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se Teherani do të marrë masa reciproke kundër një "gabimi strategjik" të mundshëm nga Presidenti i SHBA Donald Trump për të emëruar Gardën e Revolucionit Islamik të Iranit si një organizatë terroriste.
"Nëse zyrtarët amerikanë bëjnë një gabim të tillë strategjik, Republika Islamike e Iranit do të marrë masa reciproke," tha Zarif të hënën, duke shtuar: "Disa masa janë menduar në këtë drejtim dhe do të merren në kohën e duhur". Ministri i jashtëm iranian paralajmëroi se në rast të një lëvizjeje të tillë, SHBA do të bëhej më e izoluar dhe më e urryer mes popullit iranian. "Politika e administratës së Trump ka qenë të privojë Iranin nga përfitimet e marrëveshjes bërthamore, por me politikat tona, nuk do t'i lejojmë SHBA-ve të bëjnë një lëvizje të tillë. Ne kemi qenë të suksesshëm deri tani në këtë drejtim dhe do t'i përgjigjemi veprimeve të SHBA me masat e duhura në të ardhmen" vuri në dukje diplomati i lartë iranian. Zarif tha se Irani kishte deklaruar në mënyrë të përsëritur se fuqia e tij mbrojtëse nuk ishte e negociueshme, duke shtuar se kjo gjë është specifikuar edhe në marrëveshjen bërthamore.