Itali: Salehi viziton qendrën kombëtare të fizikës bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61113-itali_salehi_viziton_qendrën_kombëtare_të_fizikës_bërthamore
Ali Akbar Salehi, kryetar i AEAI, ditën e hënë pas takimit me Valeria Fedeli ministre e shkencave dhe arsimit në Itali, ka vizituar institutin e fizikës bërthamore të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 10, 2017 04:50 Europe/Tirane
  • Itali: Salehi viziton qendrën kombëtare të fizikës bërthamore

Ali Akbar Salehi, kryetar i AEAI, ditën e hënë pas takimit me Valeria Fedeli ministre e shkencave dhe arsimit në Itali, ka vizituar institutin e fizikës bërthamore të këtij vendi.

Z.Salehi e ka cilësuar të frytshëm dhe pozitiv takimin me ministren e shkencave të Italisë dhe tha: Në marrëdhëniet mes dy vendeve ekziston një ambient shumë pozitiv dhe pas marrëveshjes bërthamore ato janë zgjeruar akoma më shumë. Ali Akbar Salehi theksoi se Italia është e interesuar për të bashkëpunuar me Iranin në fushën e shkencës, industrisë dhe teknologjisë së përparuar dhe mbi mundësinë e bashkëpunimit tha: Një prej fushave të bashkëpunimit është teknologjia kuantumi për të cilën është rënë dakord të kryhen studime. Nga ana e saj ministrja italiane e shkencës tha se zbatimi i marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit është e rëndësishme për Italinë dhe Roma mbështet zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ajo gjithashtu shpresoi se bashkëpunimi dypalësh Iran-Itali do të zgjerohet akoma më shumë. Kryetari i AEAI, ka shkuar në Romë për të marrë pjesë në konferencën 2-ditore të çarmatosjes atomike me temë “ Bashkëpunimi ndërkombëtar për forcimin e sigurisë bërthamore dhe mospërhapjen e armëve atomike.