Gjeneral Xhezairi: Irani në mënyra të ndryshme mund t’i përgjigjet Amerikës
Zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit ka deklaruar se ekzistojnë mënyrë të ndryshme nëpërmjet të cilave Irani mund t’i përgjigjet veprimeve të Amerikës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Masud Xhezairi, zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, gjatë punimeve të takimit për koordinimin e çështjeve për manifestimin e 40 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, vuri në dukje largimin e mundshëm të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe deklaroi: “Në bazë të programeve, reagimi i Iranit ndaj largimit të mundshëm të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, do të jetë i shumëdimensional. Irani edhe në aspektin ushtarak ka paraparë masa të ndryshme për tu përballur në mënyrë të prerë me veprimet e Amerikës”.