Zarif: Ndërhyrjet e jashtme kanë bërë një Lindje të Mesme të thyer
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61139-zarif_ndërhyrjet_e_jashtme_kanë_bërë_një_lindje_të_mesme_të_thyer
Aleatët e palëkundur të Perëndimit, në vend që të merren me gjendjen e vështirë ose aspiratat e popujve të tyre, shpenzojnë pasuri në armatosje, duke keqpërdorur burimet dhe pasuritë e tyre natyrore,
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2017 10:04 Europe/Tirane
  • Zarif: Ndërhyrjet e jashtme kanë bërë një Lindje të Mesme të thyer

Aleatët e palëkundur të Perëndimit, në vend që të merren me gjendjen e vështirë ose aspiratat e popujve të tyre, shpenzojnë pasuri në armatosje, duke keqpërdorur burimet dhe pasuritë e tyre natyrore,

ka thënë ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif. 'Agresioni iranian' është një mit, i lansuar nga ata që dëshirojnë të shpenzojnë dollarë për pajisjet ushtarake amerikane dhe firmat e marrëdhënieve me publiku', tha Mohamed Xhevad Zarif në një artikull të botuar nga revista amerikane The Atlantic të hënën. Iranianët jetojnë në një rajon të trazuar dhe të paqëndrueshëm. Nuk mund ta ndryshojmë gjeografinë, por lagja jonë nuk ishte gjithmonë aq e stuhishme. Pa kaluar shumë larg në histori - megjithëse si një popull i lashtë kujtimet tona maten në mijëvjeçarë, jo në dekada apo edhe në shekuj - është e sigurt të thuhet se rajoni ynë filloi të përjetonte pasiguri dhe paqëndrueshmëri kur arritën të huajt, përkatësisht ndërhyrjet e tyre. Zbulimi i naftës  dhe i drogës që Perëndimi u bë shpejt i varur, vetëm fuqizoi projeksionin e fuqisë koloniale në rajonin tonë dhe më pas rivalitetin e Luftës së Ftohtë, të dy faktorët kryesorë në vendimin e SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar për të përmbysur qeverinë legjitime dhe demokratike të Iranit në vitin 1953, me kusht që të krijojnë mundësitë për ndërhyrje të mëtejshme nga fuqitë dhe superfuqitë e huaja, ka shkruar midis tjerash Zarif.