Mogherini dhe Gabriel bisedojnë me ministrin e Jashtëm të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61329-mogherini_dhe_gabriel_bisedojnë_me_ministrin_e_jashtëm_të_iranit
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian znj. Federica Mogherini dhe ministri i Jashtëm gjerman z. Sigmar Gabriel, të mërkurën mbrëma dhe të enjten në mëngjes zhvilluan biseda të ndara telefonike me  Ministrin e Jashtëm të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2017 15:16 Europe/Tirane
  • Mogherini dhe Gabriel bisedojnë me ministrin e Jashtëm të Iranit

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian znj. Federica Mogherini dhe ministri i Jashtëm gjerman z. Sigmar Gabriel, të mërkurën mbrëma dhe të enjten në mëngjes zhvilluan biseda të ndara telefonike me  Ministrin e Jashtëm të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif.

Dy zyrtarët e lartë politikë europianë vunë në dukje angazhimin e plotë të Iranit ndaj detyrimeve të tij kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe theksuan se derisa Irani të mbetet i angazhuar ndaj detyrimeve të veta, edhe Europa do të qëndrojë në angazhimet e veta ndaj marrëveshjes bërthamore. Mogherini dhe Gabriel theksuan se duke pasur parasysh angazhimin e plotë të Iranit ndaj detyrimeve të tij, Teherani duhet të përfitojë nga përparësitë ekonomike të kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe G 5+1 (Britania, Franca, Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania) ka hyrë në zbatim që nga janari 2016, por qeveria amerikane gjithmonë ka penguar zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump do të njoftojë vendimin e tij mbi marrëveshjen bërthamore deri në fund të kësaj jave.