Mogherini dhe Gabriel bisedojnë me ministrin e Jashtëm të Iranit
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian znj. Federica Mogherini dhe ministri i Jashtëm gjerman z. Sigmar Gabriel, të mërkurën mbrëma dhe të enjten në mëngjes zhvilluan biseda të ndara telefonike me Ministrin e Jashtëm të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif.
Dy zyrtarët e lartë politikë europianë vunë në dukje angazhimin e plotë të Iranit ndaj detyrimeve të tij kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe theksuan se derisa Irani të mbetet i angazhuar ndaj detyrimeve të veta, edhe Europa do të qëndrojë në angazhimet e veta ndaj marrëveshjes bërthamore. Mogherini dhe Gabriel theksuan se duke pasur parasysh angazhimin e plotë të Iranit ndaj detyrimeve të tij, Teherani duhet të përfitojë nga përparësitë ekonomike të kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe G 5+1 (Britania, Franca, Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania) ka hyrë në zbatim që nga janari 2016, por qeveria amerikane gjithmonë ka penguar zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump do të njoftojë vendimin e tij mbi marrëveshjen bërthamore deri në fund të kësaj jave.