Ushtria iraniane kritikon qëndrimet e Trump kundër Sepahut
Ushtria iraniane me anë të një deklarate ka kritikuar dhe dënuar qëndrimet e presidentit amerikan Donald Trump, kundrejt Gardës Revolucionare Sepah.
Ushtria ironinë dje tha se deklarata e presidentit amerikan kundër Sepahut është ofendim ndaj shtetit të Republikës Islamike të Iranit dhe me këtë rast theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së unitetit mes të gjitha forcave të armatosura të Iranit sidomos ushtrisë dhe Sepahut. Ushtria iraniane në deklaratën e saj thekson se nëse nuk do të ishin veprimet e forcave të armatosura të Iranit dhe sidomos të Sepahut, sot terrorizmi do të kishte përfshirë të gjitha vendet e rajonit. Sipas njoftimit të mëparshëm të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Donald Trump, sot pritet të bëjë publike qëndrimin e tij kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe strategjinë e re të Amerikës kundrejt Iranit. Më herët Donald Trump ka mbajtur qëndrime kundër gardës revolucionare Sepah. Ndërkohë Sepahu ka luajtur një rol të madh në luftën kundër terroristëve që mbështeten nga Amerika në Siri dhe në Irak. Kontributi i Sepahut në luftën kundër grupeve terroriste takfiriste në Irak dhe në Siri, është dhënë me kërkesë zyrtare të qeverisë së Irakut dhe qeverisë së Sirisë.