Kremlini paralajmëron Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61391-kremlini_paralajmëron_amerikën
Kremlini paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se çdo lëvizje për të braktisur marrëveshjen bërthamore të nënshkruar midis Iranit dhe grupit G 5 + 1 të vitit 2015 do të jetë një goditje e rëndë për përpjekjet ndërkombëtare të sigurisë dhe mospërhapjes së armëve atomike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 13, 2017 15:15 Europe/Tirane
  • Kremlini paralajmëron Amerikën

Kremlini paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se çdo lëvizje për të braktisur marrëveshjen bërthamore të nënshkruar midis Iranit dhe grupit G 5 + 1 të vitit 2015 do të jetë një goditje e rëndë për përpjekjet ndërkombëtare të sigurisë dhe mospërhapjes së armëve atomike.

Duke folur për gazetarët të premten, Dmitri Peskov, zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin, tha se çdo masë e SHBA kundër marrëveshjes bërthamore do të kishte "pasoja shumë negative". "Kjo mund të përkeqësojë seriozisht situatën rreth dosjes bërthamore të Iranit," tha ai duke shtuar se “Rusia i frikësohet faktit se pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, edhe Irani mund të largohet nga kjo marrëveshje”. "Veprime të tilla do ta dëmtojnë pa mëdyshje atmosferën e transparencës, sigurisë, stabilitetit dhe mospërhapjes së armëve atomike në të gjithë botën", shtoi Peskov. Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se Rusia do të vazhdojë politikën e saj për të siguruar mosprhapjen e armëve bërthamore. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, tha se vendi i tij do të mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin.