Ruhani: Thyerja e tryezës së negociatave nuk është art
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se thyerja e tryezës së negociatave nuk është artë, por duhet të forcohen bazat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve globale nëpërmjet dialogut.
Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë gjatë ceremonisë së pranimit të letrave kredenciale të Markus Leiter, ambasadorit të ri të Zvicrës në Teheran, deklaroi se padyshim që në të ardhmen historia dhe populli i botës dhe i Amerikës do të gjykojë më mirë dhe do të pohojnë se rruga të cilën e kanë zgjedhur qeveritarët aktual të Amerikës ka e gabuar dhe pa rezultat. Aktiviteti bërthamore i Iranit gjithmonë ka qenë paqësor dhe Teheran do të vazhdojë bashkëpunimet e tij me ANEA. Irani deri në kohën kur pala tjetër do ta zbatojë marrëveshjen bërthamore, nuk do të bëhet pala e parë që shkelë këtë marrëveshje. Presidenti iranian në vazhdim u shpreh optimist se Bashkimi Evropian të qëndrojë përball disa vendeve që prishin paqen dhe bashkëpunimet ndërkombëtare. Ndërkohë Markus Leiter në këtë takim theksoi: "Të gjitha palët duhet të zbatojnë zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe reagimi i matur dhe i llogaritur i Iranit tregon se Teherani i qëndron besnik zotimeve të tij ndërkombëtare". Z. Hasan Ruhani gjithashtu në një takim tjetër ka pranuar letrat kredenciale të Dimitri Alexandrakis, ambasadorit të ri të Greqisë në Tehern, ku deklaroi se marrëveshja bërthamore e Iranit ka vërtetuar se dialogu dhe bashkëpunimi është rruga më e mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe është në interes të Bashkësisë Ndërkombëtare, Evropës dhe Amerikës. Presidenti iranian sot gjatë disa takime të ndara ka pranuar letrat kredenciale edhe të disa ambasadorëve të ri të vendeve të tjera në Iran si Lars Nordrum, ambasadori i ri të Norvegjisë në Teheran, Ibrahim Hamze, ambasadori i ri i Nigerisë në Teheran ku në këtë takim theksoi shfrytëzimin e të gjitha potencialeve për zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe këtyre vendeve.