Larixhani thekson unitetin e vendeve të rajonit përball veprimeve të Amerikës
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit e vlerësoi të dobishëm rolin e Armenisë në stabilitetin e rajonit dhe theksoi se në rrethanat e krijuara nga Amerika, uniteti i vendeve të rajonit do të jetë shumë i dobishëm dhe efikas.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Larixhani në takim me Ara Babloyan, kryetarin e Parlamentit të Armenisë që u zhvillua në Saint Petersburg, deklaroi se Amerika në mënyrë të vazhdueshme po shkel marrëveshjen bërthamore dhe pavarësisht se anëtarët e tjerë të Grupit 5+1 kundërshtojnë veprimet e Amerikës, por këto veprime të amerikanëve do të krijojnë probleme për botën. Në vazhdim të dy palët theksuan zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes Iranit dhe Armenisë në fusha të ndryshme.