Larixhani thekson unitetin e vendeve të rajonit përball veprimeve të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61489-larixhani_thekson_unitetin_e_vendeve_të_rajonit_përball_veprimeve_të_amerikës
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit e vlerësoi të dobishëm rolin e Armenisë në stabilitetin e rajonit dhe theksoi se në rrethanat e krijuara nga Amerika, uniteti i vendeve të rajonit do të jetë shumë i dobishëm dhe efikas.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 15, 2017 14:39 Europe/Tirane
  • Larixhani thekson unitetin e vendeve të rajonit përball veprimeve të Amerikës

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit e vlerësoi të dobishëm rolin e Armenisë në stabilitetin e rajonit dhe theksoi se në rrethanat e krijuara nga Amerika, uniteti i vendeve të rajonit do të jetë shumë i dobishëm dhe efikas.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Larixhani në takim me Ara Babloyan, kryetarin e Parlamentit të Armenisë që u zhvillua në Saint Petersburg, deklaroi se Amerika në mënyrë të vazhdueshme po shkel marrëveshjen bërthamore dhe pavarësisht se anëtarët e tjerë të Grupit 5+1 kundërshtojnë veprimet e Amerikës, por këto veprime të amerikanëve do të krijojnë probleme për botën. Në vazhdim të dy palët theksuan zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes Iranit dhe Armenisë në fusha të ndryshme.