Deklaratat e Trump nuk ndikojnë në tregun e naftës
(last modified Sun, 15 Oct 2017 17:19:26 GMT )
Tetor 15, 2017 19:19 Europe/Tirane
  • Deklaratat e Trump nuk ndikojnë në tregun e naftës

Ministri i Naftës i Iranit Bizhan Zangeneh, tha të dielën se nuk ka gjasa që deklaratat e Presidentit të SHBA Donald Trump, të ndikojnë në tregun e naftës dhe çmimin e saj.

Ai bëri deklaratat në reagim ndaj fjalimit të Presidentit amerikan Trump dhe efektet e tij në tregun e naftës. Zangeneh tha se tregu i naftës u mbyll të shtunën dhe të dielën, por nuk ka gjasa që fjalimi i Donald Trump të ketë efekte përcaktuese mbi çmimin e naftës. Ai tha se Irani është duke negociuar me kompani të huaja, por duket se deklarata e Presidentit Trump ishte e parashikueshme për kompanitë e huaja. Ministri i Naftës i Iranit shprehu shpresën se puna mund të vazhdojë në mënyrë të vendosur dhe do të arrijë rezultate.

 

Tags