Larixhani: Fjalimi i Trump u diktua nga Izraeli dhe Arabia Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61509-larixhani_fjalimi_i_trump_u_diktua_nga_izraeli_dhe_arabia_saudite
Kryetari i Parlamentit iranian Ali Larixhani deklaroi se fjalimi i fundit i presidentit të SHBA, Donald Trump, tregoi gjurmë të forta të lobimit nga regjimi izraelit dhe Arabia Saudite.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 15, 2017 19:37 Europe/Tirane
  • Larixhani: Fjalimi i Trump u diktua nga Izraeli dhe Arabia Saudite

Kryetari i Parlamentit iranian Ali Larixhani deklaroi se fjalimi i fundit i presidentit të SHBA, Donald Trump, tregoi gjurmë të forta të lobimit nga regjimi izraelit dhe Arabia Saudite.

Të dielën, duke folur me gazetarët në Rusi, Larixhani tha se ishte e qartë se regjimi i Izraelit dhe disa vende si Arabia Saudite "kanë luajtur një rol të madh në shkrimin e fjalimit të Trump dhe në udhëzimin e tij". Kryetari i Parlamentit të Iranit shtoi se fjalimi i presidentit amerikan ishte konfuz dhe i pakuptimtë, duke theksuar se Trump bëri komente "të ashpra" e “krejtësisht të pabaza” rreth Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Kryeparlamentari iranian vuri në dukje vërejtjet e Trump rreth marrëveshjes historike bërthamore të vitit 2015, të njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit, duke thënë se presidenti i SHBA kishte për qëllim të shkaktojë trazira dhe të parandalojë bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar me Teheranin. Larixhani deklaroi se Amerika në mënyrë të vazhdueshme po shkel marrëveshjen bërthamore dhe pavarësisht se anëtarët e tjerë të Grupit 5+1 kundërshtojnë veprimet e Amerikës, por këto veprime të amerikanëve do të krijojnë probleme për gjithë botën.