Fillon takimi atomik i Iranit dhe Rusisë në Moskë
Në 20 vjetorin e partneritetit të Iranit dhe Rusisë në fushën e energjisë paqësore atomike, filloi punimet seminari me titull "25 vite partneritet konstruktiv" në Moskë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në këtë takim marrin pjesë autoritete të larta të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë të Këshillit Federativ të këtij vendi, të kompanisë "Rus-Atom", të Parlamentit Islamik të Iranit dhe të Agjencisë Atomike të Iranit. Ky takim filloi me fjalën e rastit të z. Mahdi Senaij, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Rusi. Pas marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1, bashkëpunimet ndërkombëtare atomike të Iranit janë zgjeruar në masë të madhe saqë në këtë proces Rusia luan një rol përcaktues dhe strategjik në bashkëpunimin atomik me Iranin. Përveç ndërtimit të centralit atomik të Bushehrit në jug të Iranit dhe marrëveshjes për ndërtimin e dy centraleve të tjera, blerja e ujit të rëndë dhe prodhimit i izotopeve të qëndrueshme bëhet në kuadër të bashkëpunimeve të Iranit dhe Rusisë në industrinë atomike.