Velajati: Kushtëzimi i marrëveshjes nga ana e evropianëve, i papranueshëm
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61599-velajati_kushtëzimi_i_marrëveshjes_nga_ana_e_evropianëve_i_papranueshëm
Anëtari i komisionit mbikëqyrës së marrëveshjes bërthamore në Iran theksoi se kushtëzimi i marrëveshjes bërthamore nga ana e evropianëve, në asnjë mënyrë nuk është i pranueshëm për Republikën Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2017 10:49 Europe/Tirane
  • Velajati: Kushtëzimi i marrëveshjes nga ana e evropianëve, i papranueshëm

Anëtari i komisionit mbikëqyrës së marrëveshjes bërthamore në Iran theksoi se kushtëzimi i marrëveshjes bërthamore nga ana e evropianëve, në asnjë mënyrë nuk është i pranueshëm për Republikën Islamike të Iranit.

Ali Akbar Velajati, anëtari mbikëqyrës i procesit për zbatimin e marrëveshjes bërthamore në Iran të martën në një prononcim për media, tha se evropianët duhet të kenë më shumë precizitet në deklaratat dhe kërkesat e tyre dhe shtoi: "Kjo që evropianët thonë se marrëveshjen bërthamore e pranojnë, por duhet të bisedohet për praninë rajonale të Iranit ose për çështjen e sistemit të mbrojtjes raketore të Republikës Islamike të Iranit, konsiderohet kushtëzim i marrëveshjes bërthamore dhe në asnjë mënyrë nuk pranohet nga Teherani. Marrëveshja bërthamore nuk ka asnjë kusht dhe është në përputhje me atë marrëveshje e cila është nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1. Prania e Iranit në Irak dhe Siri është bërë me kërkesë të qeverive të këtyre vendeve. Bashkëpunimet rajonale janë e drejtë e Iranit dhe ashtu sikur që evropianët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë formuar Bashkimin Evropian, edhe vendet e Lindjes së Mesme në këtë rajon kanë formuar "Vijën e Rezistencës" e cila fillon nga Teherani kalon nëpër Bagdad dhe arrin në Damask, Liban dhe Palestinë". Z. Velajati gjithashtu duke hedhur poshtë deklaratat armiqësore të Donald Trump, presidentit të Amerikës, kundër Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, deklaroi se kjo forcë është manifestim i idealeve të rezistencës së popullit të Iranit kundër të huajve dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Iranit dhe është pjesë e brendësisë së popullit të Iranit.