Larixhani: Irani ka program të qartë për vazhdimin e aktiviteteve bërthamore
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit theksoi se nëse amerikanët largohen nga marrëveshja bërthamore, Irani ka program të qartë për vazhdimin e aktiviteteve bërthamore.
Ali Larixhani në intervistë me rrjetin informativ rus NTV dhe Channel One të Rusisë tha se pretendimet e Donald Trump kundër marrëveshjes bërthamore nuk duhet të merren aq seriozisht, sepse marrëveshja bërthamore nuk është një marrëveshje dypalëshe, por një marrëveshje për zbatimin e së cilës u deshën 30 muaj dhe u zhvilluan bisedime tepër të ashpra dhe të gjata. 'Trump gjithashtu nuk është përgjegjës për konfirmimin e respektimit të angazhimeve të Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore, përkundrazi, ANEA është përgjegjëse për konfirmimin e respektimit të angazhimeve të Iranit dhe e ka konfirmuar atë tetë herë në raportet e saj ',tha kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit. Ali Larixhani theksoi se Presidenti i SHBA Donald Trump është një individ i papërvojë në fushën e politikës dhe tani po vuan mungesën e peshës së tij në politikë.