Pajisjet e sigurisë së Iranit janë të pabesueshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61642-pajisjet_e_sigurisë_së_iranit_janë_të_pabesueshme
Kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit Ali Akbar Salehi tha se pajisjet e sigurisë së Iranit janë të pabesueshme.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 18, 2017 19:49 Europe/Tirane
  • Pajisjet e sigurisë së Iranit janë të pabesueshme

Kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit Ali Akbar Salehi tha se pajisjet e sigurisë së Iranit janë të pabesueshme.

Salehi e bëri këtë deklaratë të mërkurën gjatë vizitës në ekspozitën e gjashtëmbëdhjetë të pajisjeve të policisë dhe të sigurisë (IPAS 2017) e cila filloi të hënën në Teheran. Pavarësisht nga sanksionet e rënda, ne kemi qenë të suksesshëm deri më tani, tha ai. Ai nënvizoi se arritjet e Iranit i kanë shqetësuar armiqtë. Vlen të përmendet se një nga kompanitë iraniane të lidhura me Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit me portat për zbulimin e rrezatimit, sensorët e mbrojtjes periferike, barrierat fizike, laboratorët portativë dhe sistemet e komunikimit të automjeteve, mori pjesë për herë të parë në veprimtari. Gjithsej 350 kompani nga 29 vende, përfshirë Iranin, Kanadanë, Kinën, Japoninë dhe Korenë e Jugut, po marrin pjesë në këtë ekspozitë.