Zgjerohet bashkëpunimi mes Iranit dhe Austrisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61684-zgjerohet_bashkëpunimi_mes_iranit_dhe_austrisë
Ambasadori iranian në Vjenë ka thënë se kreu i dhomës tregtare të Iranit dhe kreu i dhomës së tregtisë provinciale të Iranit së shpejti do të vizitojnë Austrinë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 20, 2017 05:50 Europe/Tirane
  • Zgjerohet bashkëpunimi mes Iranit dhe Austrisë

Ambasadori iranian në Vjenë ka thënë se kreu i dhomës tregtare të Iranit dhe kreu i dhomës së tregtisë provinciale të Iranit së shpejti do të vizitojnë Austrinë.

Abdullah Mulai, vuri në dukje se marrëveshja e arritur mes 14 bankave iraniane dhe bankës austriake Oberbank do të zgjerojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Përveç kësaj, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje mund të nxisë bankat e tjera evropiane për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre bankar me Irani. Një nga pikat ku palët synojnë zgjerimin e bashkëpunimeve të tyre është edhe prodhimi i energjisë rinovuese me energjinë diellore e cila do të ndihmojë Iranin në ngritjen e teknologjisë dhe ruajtjen e ambientit.