Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Austrisë bisedojnë me telefon
Ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të Austrisë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një bisedë telefonike me Sevastian Kurz, ministrin e punëve të jashtme të Austrisë, i ka uruar fitoren e partisë së djathë moderatore OVP në zgjedhjet parlamentare të këtij vendi dhe i ka dëshiruar suksese atij në postin e ri si kancelar i Austrisë. Ministri i jashtëm i Austrisë në këtë bisedë telefonike theksoi nevojën për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe për zbatimin e saj nga të gjitha palët dhe deklaroi mbështetjen e Austrisë ndaj zbatimit të plotë të marrëveshjes bërthamore. Z. Zarif gjatë kësaj bisede telefonike ka biseduar edhe për rrugët për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për çështje të tjera në interes të të dy vendeve.