Shkelja e hapur e marrëveshjes bërthamore nga Amerika
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se deklaratat anti-iraniane të presidentit të Amerikës në AP të OKB, konsiderohen shkelje e hapur e marrëveshjes bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, në konferencën ndërkombëtare për çarmatim bërthamor në Moskë, deklaroi: "Shkelja më e madhe e marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikës është mosrespektimi i paragrafëve 26, 28 dhe 29 të tekstit të kësaj marrëveshje ndërkombëtare. Amerika është zotuar që ta zbatojë marrëveshjen bërthamore duke shoqëruar me qëllim të mirë dhe në një atmosferë konstruktive dhe të heqë dorë nga çfarëdo veprimi i cili dëmton interesat e Iranit nga heqja e sanksioneve. Shkelja e Amerikës në marrëveshjen bërthamore është bërë shkak për krijimin e një atmosfere të paqartë dhe humbjes së besimit në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe ka shkaktuar dileme te komuniteti ekonomike rreth bashkëpunimit me Iranin. Në kohën kur ANEA në mënyrë të vazhdueshme konfirmon zbatimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, Amerika nuk po zbaton zotimet e saj dhe në mënyrë të qartë shumë raste ka shkelur marrëveshjen bërthamore".