Ekipi iranian i gjimnastikës shpallet kampion në garat ndërkombëtare të Sllovenisë
Ekipi iranian i gjimnastikës për të rinjtë dhe të rriturit ka shkëlqyer në garat ndërkombëtare të Sllovenisë dhe duke marrë 18 medalje floriri, argjendi dhe bronzi, u shpall kampion i këtyre garave.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në ditën e dytë të kampionatit ndërkombëtar të gjimnastikës në Slloveni në sektorin individual për grupin e të rriturve, ekipi i Iranit ka marrë 4 medalje floriri, dy argjendi dhe dy bronzi. Në sektorin individuale në grupin e të rinjve, ekipi iranian i gjimnastëve ka marrë gjashtë medalje floriri dhe argjendi. Kampionati i gjimnastikës artistike ndërkombëtar në Slloveni ka filluar të premten me pjesëmarrjen e sportistëve nga Irani, Austria, Belgjika, Kroacia, Republika e Çekisë, Anglia, Australia, Serbia dhe Sllovenia.