ANEA nuk ka kompetenca të inspektojë objektet ushtarake të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61766-anea_nuk_ka_kompetenca_të_inspektojë_objektet_ushtarake_të_iranit
Zv/ministri i Jashtëm rus ka kritikuar thirrjet e disa vendeve për zgjerimin e inspektimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të përfshirë objektet ushtarake iraniane, duke thënë se ANEA nuk ka autoritet për të kryer një inspektim të tillë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 22, 2017 16:02 Europe/Tirane
  • ANEA nuk ka kompetenca të inspektojë objektet ushtarake të Iranit

Zv/ministri i Jashtëm rus ka kritikuar thirrjet e disa vendeve për zgjerimin e inspektimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të përfshirë objektet ushtarake iraniane, duke thënë se ANEA nuk ka autoritet për të kryer një inspektim të tillë.

"Unë do të doja të them në mënyrë absolutisht të qartë dhe të drejtpërdrejtë se në seksionin T të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mbi programin bërthamor të Iranit, ANEA nuk ka asnjë kompetencë për të inspektuar objektet ushtarake iraniane ", tha të shtunën zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Riabkov, për agjencinë e lajmeve TASS. Seksioni T i marrëveshjes bërthamore ndalon çdo aktivitet të Iranit për zhvillimin e teknologjisë së armëve bërthamore dhe kufizon artikujt me përdorim të dyfishtë që mund të përdoren për të hulumtuar projektimin e armëve bërthamore. Irani ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk ka në plan të prodhojë armë bërthamore. Diplomati i lartë rus tha se ANEA nuk mund të ngarkohet me kryerjen e inspektimeve të sajteve ushtarake të Iranit, "sepse Seksioni T thekson qartë limitet e kompetencave të agjencisë". Megjithatë, Riabkov shtoi se disa palë të grupit  G5 + 1 preferojnë që “të bardhën t’a quajnë të zezë dhe anasjelltas ... Ne nuk mund t'i detyrojmë ata të kuptojnë këtë logjikë të dukshme dhe të vërtetën e qartë". Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke folur në një konferencë ndërkombëtare të mospërhapjes së armëve atomike në Moskë, hodhi poshtë nevojën për inspektim të mëtejshëm të objekteve bërthamore të Iranit përtej kornizës së marrëveshjes bërthamore, duke vënë në dukje se ANEA "kryen kontrolle të rregullta dhe konfirmon përmbushjen rigoroze të detyrimeve të Iranit. "