Të gjitha planet e armikut në Lindjen e Mesme janë neutralizuar
Komandanti i Forcave Tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se të gjitha planet e armikut për rajonin e Lindjes së Mesme janë neutralizuar, dhe i nxiti forcat ushtarake të Iranit për të rritur fuqinë dhe gatishmërinë e tyre për të penguar planet e armikut.
"Të gjitha planet e armikut për Lindjen e Mesme janë neutralizuar", tha të hënën gjeneral brigade Muhamed Pakpur, duke shtuar: "Kur panë kushtet në Siri dhe Irak, ata arritën në përfundimin se nëse këto kushte vazhdonin, nuk do të kishte asnjë shenjë të Izraelit në rajon . Kjo është arsyeja pse ata krijuan ISIS-in dhe grupe të tjera terroriste. " Ai shtoi se forcat e rezistencës dhe këshilltarët ushtarakë iranianë po eliminonin bashkarisht terroristët e ISIS-it. “Duke parë rolin ndikues të forcave iraniane, SHBA vendosi t’a konsiderojë Gardën Revolucionare si një organizatë terroriste dhe më pas njoftoi se do të impononte sanksione, por Uashingtoni do të pësojë një tjetër disfatë në këtë drejtim”, tha komandanti i Forcave Tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik. Gjeneral brigade Pakpur vuri në dukje kërcënimet në rritje të armikut kundër Iranit dhe theksoi se forcat ushtarake iraniane duhet të miratojnë masa për të përmirësuar aftësitë dhe gatishmërinë e tyre "në mënyrë që armiku të mos kryejë ndonjë veprim të gabuar".