Jokia Amano viziton Teheranin
(last modified Wed, 25 Oct 2017 12:01:29 GMT )
Tetor 25, 2017 14:01 Europe/Tirane
  • Jokia Amano viziton Teheranin

Drejtori i përgjithshëm i ANEA me 28 tetor do ta vizitojë Teheranin.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, në vizitën e tij në Teheran që do të fillojë të dielën e kësaj jave, do të takohet me Ali Akbar Salehi, zv/president dhe drejtor i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit. Qëndrimet e fundit të Donald Trump, presidentit të Amerikës në lidhje me moszbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, janë përballur me qëndrime të ashpra nga liderët e vendeve të ndryshme të botës duke përfshijë edhe liderët e vendeve anëtare të Grupit 5+1. Kjo është në kohën kur ANEA në tetë raportet e saj periodike ka konfirmuar se Irani ka zbatuar në përpikëri marrëveshjen bërthamore me Grupin 5+1.

Tags