Velajeti: Disfata e Amerikës në Irak dhe Siri do të vazhdojë
(last modified Wed, 25 Oct 2017 14:12:59 GMT )
Tetor 25, 2017 16:12 Europe/Tirane
  • Velajeti: Disfata e Amerikës në Irak dhe Siri do të vazhdojë

Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se amerikanët në Irak dhe Siri me padyshim kanë dështuar dhe ky dështim do të vazhdojë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Akbar Velajeti të mërkurën në takim me Fejsal Mekdad, zv/ministrin e punëve të jashtme të Sirisë, tha: "Sionistët janë zhgënjyer me planet komplotiste të tyre në rajon. Trimëria, guximi dhe maturia e Bashar Asad, presidentit legjitim të Sirisë, gjithmonë është vlerësuar nga të gjithë myslimanët dhe njerëzit revolucionarë". Z. Velajeti me këtë rast gjithashtu fitoret e fundit të qeverisë së Irakut në kudër të vullnetit për sovranitet kombëtar dhe fitoret e fundit të qeverisë dhe popullit të Sirisë në Djer Al-Zur dhe kthimin e kontrollit mbi disa zona të naftës në Siri i vlerësoi shumë pozitive dhe të rëndësishme për Irakun dhe Sirinë. Ndërkohë Fejsal Mekdad në këtë takim deklaroi: "E gjitha bota kundërshton politikat e presidentit të Amerikës dhe dënojnë qëndrimet e tij anti-iraniane dhe në mbështetje të regjimit sionist. Siria qëndron përkrah vëllezërve të saj në Iran dhe Irak dhe dënon politikat anti-iraniane të Uashingtonit".

 

Tags